Rama mbledhë grupin parlamentar, kërkon takime me bazën

Kreu i PS-së Edi Rama ka thirrur një mbledhje jashtë radhe të grupit parlamentar socialist paraditen e së mërkurës.Burime të “Ora News” thanë se mbledhja ka qenë e karakterit organizativ ku kreu i PS Edi Rama ka kërkuar nga deputetët socialist të zbresin në takime me bazën.Lideri i selisë rozë i ka kërkuar të mandatuarve socialiatë që të intensifikojnë komunikimin me bazën e PS-së dhe të prezantojnë platformën e programit për një Rilindje Shqiptare dhe të raportojnë në selinë rozë çdo aktivitet të tyre.“Duhet të luftojmë për çdo votë, mësohet të jetë” është shprehur Rama.Kryesocialisti ka kërkuar gjithashtu një prezencë më aktive nga deputetët në rrjetet sociale Facebook dhe Tëitter.Mësohet se javën e ardhshme,vetë kreu i opozitës Edi Rama do të nisë një tur takimesh në të gjithë Shqipërinë për të shpalosur platformën që ofron PS për një qeverisje ndryshe.