Berisha: Ulje të kostove financiare për biznesin
Kryeministri Berisha firmos një vendim i cili përcakton disa ndryshime të rëndësishme në favor të biznesitKryeministri Berisha ka firmosur sot vendimin që përfshin uljen e kostove financiare si për kompanitë private të biznesit dhe njëkohësisht dhe për shoqëritë e autorizuara.Tashmë, shoqëritë e autorizuara do të kryejnë kontrollin një herë në 24 muaj. Ky kontroll është ulur progresivisht, nga 1 herë në 6 muaj, më pas një herë në vit dhe tani një herë në 2 vjet.Gjithashtu, tarifa e paguar për kontrollin periodik, do të zbresë në 4 mijë lekë, nga mbi 9 mijë lekë që ishte e mëparshmja, duke përfshirë në këtë cmim edhe koston e transmetimit, e cila deri më sot ishte shpenzim suplementar mbi këtë shifër.Sipas njoftimit të kryeminsitrisë, ky vendim është vazhdimësi e vendimeve në mbështetje të biznesit dhe zgjerimit të lirisë së tij ekonomike.