Durrës, vetëvritet 57-vjeçari, s`dihen motivet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2013, 12:49
Një 57-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë në banesën e tij.Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen nr 8 të qytetit të Durrësit ku Gëzim Saraçi është gjetur i pajetë nga familjarët e tij të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat theksojnë se sipas hetimeve të para 57-vjeçari është vetëvrarë.Nuk dihen ende shkaqet të cilat e kanë çuar 57-vjeçarin të ndërmarrë këtë hap tragjik por policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.