Berisha:Shqipëria dixhitale, punësim dhe rritje ekonomike

Qeveria miraton planin e ri të frekuencave i cili hap rrugë përdorimit të teknologjisë më të avancuar 4 G.Kryeministri Berisha u shpreh në mbledhjen e qeverisë se miratimi i këtij plani mundëson që qytetari të marrë informacion me anë të celularit të tij me internet super të shpejtë."Hapa të tjera administrative do të duhen por me miratimin e këtij plani arrihet një riorganizim tërësor të përdorimit racional dhe interesave më të mirë të frekuencave të vendit. Ju jeni dëshmitar të një hobi të shënuar gjatë këtyre viteve të fundit në fushën e komunimikimit elektronik” tha Berisha.Ai ka theksuar se gjatë këtyre viteve janë ulur edhe tarifat e telefonisë celulare në 3 deri në 5 herë si dhe janë bërë përparime në fushën e telekomunikacionit."Çmimet rezultojnë të jenë më të ulta se pak vite më parë, nga 70 lloje tarifash që ne kishim në 2005-ën sot janë 134 lloj tarifash. Ky revolucion në fushën e telekomunikacionit ka  bërë që shqiptarët të komunkojnë njëlloj si qytetarët në vendet e tjera të zhvilluara. Ishte e dhimbshme koha kur qytetarët paguanin 3 herë më shumë se austriakët. U sulmova atëherë në mënyrë të pandershme nga opozita, që në vend të bënte avokatinë e qytetarëve sulmonte kryeministrin se mbronte interesin e tyre " shtoi Berisha.Berisha ka theksuar me tej se Shqipëria do ngjitet në nivelet më të larta të përdorimit të teknologjisë së informacionit. “Shqipëria dixhitale do bëhet një faktor shumë i rëndësishëm i punësimit dhe rritjes ekonomike”- tha ai.Gjithashtu kryeministri paralajmëroi edhe për miratimin e një sërë vendimet që sipas tij kanë të bëjnë me  projektin “Shqipëria, superfuqi energjitike rajonale”.Sipas kryeministri qeveria ka bërë të mundur që shqiptarët të mos kenë rritje të çmimit të energjisë elektrike pavarësisht kostove të mëdha që ka pasur kjo në buxhetin e shtetit."Sot miratojmë një seri vendimesh përdhenien me koncesion te HEC-eve Shën Gjon Kryezi, Bollenjë, Malla. Tregu shqiptar të ketë për burim energjinë ujore, që ka edhe koston më të lire. Të bëjmë të mundur që shqiptarët të mos njohin çmimet startosferike të energjisë si në vendet e tjera. Gjatë 3 viteve nuk kemi pranuar asnje rritje çmimi të energjisë për konsumatorin shqiptar. Kemi shpenzuar nga buxheti dhe kemi kompensuar çdo detyrim për të mos lejuar rritjen e çmimit për konsumatorin” theksoi kryeministri duke shtuar se ndërtimi i HEC-ve është edhe krijimi i fronteve të reja të punës në gjithë vendin.Kryeministri Berisha ka ironizuar edhe deklaratat e kryesocialistit Rama sa i perket shifrave të papunësisë. "Të flasësh për 1 milonë të papunë në një vend që në statistikë ndërkombëtare ka gjithësej 1 milion e 40 mijë vetë forcën punëtore do të thotë që je ftohur në të gjitha anët. T`u thuash qytetarëve se papunësia është 1 milion atëherë mor zotësi jeton në një botë personale” shtoi Berisha.