“Tour de Kosova 2012”, nis gara e çiklizmit

Në Kosovë ka startuar gara më e madh në çiklizëm për vendin "Tour de Kosova 2012". Rreth 40 garues që synojnë vendin e parë në këtë gare të karakterit ndërkombëtar nisën garën nga Shtëpia e Sporteve të Kosovës.Presidenti i Federatës së Çiklizmit të Kosovës, Avni Nuha para nisej se garës, tha se të gjitha përgatitjet janë bërë më kohë për zhvillimin e kësaj gare."Gjithçka është gati. Garuesit janë të gatshëm në të gjitha aspektet për zhvillimin e kësaj gare", ka thënë Nuha. Pjesë të "Tour de Kosova", janë tre klube nga Gjermania, dy nga Bosnja, Shqipëria, Mali i Zi, një klub nga Bullgaria si dhe Kosova.Këshilli Organizativ i kësaj gare ka vendosu që fituesi i kësaj gare të shpërblehet me 500 euro. Etapa e parë do të zhvillohet në relacionin Prishtina - Mitrovicë - Gjakovë. Etapa e dytë, Gjakovë-Klinë-Prizren. Etapa e tretë, Prizren- Prevallë -Glloboçicë. Etapa e katërt, Ferizaj-Kamenicë-Novoberdë-Prishtinë.