Opozita: Situata kriminale në vend e rënduar, të dorëhiqet Noka
Projektligji për armët ka përplasur sërish mazhorancën dhe opozitën në komisionin e sigurisë.Deputetët e opozitës është shprehur sërish kundër pajisjes së deputetëve, ministrave dhe zyrtarëve të tjerë të lartë me armë ndërsa kanë kërkuar edhe dorëheqjen e ministrit të brendshëm Flamur Noka.“Situata kriminale ka dalë jashtë kontrollit, vetëm dje u vranë tre persona. Ka ardhur koha që ministri i Brendshëm të japë dorëheqjen. Duhet diskutuar situata e kriminalitetit në vend, jo pajisja e zyrtarëve me armë. Situata kriminale është e rënduar dhe mazhoranca duhet ta marrë më seriozitet” deklaruan deputetët e opozitësGjithashtu opozita ka theksuar se disa nene të projektligjit për armët kanë nevojë për t`u riformuluar.Ndërsa,deputeti i PD-së Leonard Demi i cilësoi akuzat e opozitës si insinuata politike.Ndërkohë në mbledhjen e komisionit të sigurisë ishte i pranishëm edhe Zv.ministri i Brendshëm, Arben Ristani.