Vlorë, kapet kapoja e bandës së grabitësve

Policia e Vlorës ka arrestuar sot kapon e një bandeje grabitësish në qytetin bregdetar.Sipas policisë është arrestuar i shumëkërkuari Katriot Aliu i cili drejtonte grupin prej 7 personash të  cilët kishin kryer një seri vjedhjesh në këtë qytet.Gjatë kontrollit në banesën e 36-vjeçarit policia ka bërë të mundur edhe sekuestrimin e të gjitha sendeve të vjedhura nga grupi që ai drejtonte.Më herët, Gjykata e Vlorës kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 36-vjeçarin Katriot Aliu i cili akuzohet  për vjedhje me armë dhe me dhunë.Më datën 7 shkurt  në sajë të operacionit të koduar “Sfida 4” arriti të arrestojë 7 pjesëtarët e tjerë të bandës të cilët kishin kryer 25 vjedhje me armë dhe dhunë të bizneseve në qytetin bregdetar.