Durrës, kapen 20 kg kanabis, në pranga dy transportuesit

Policia e Durrësit ka bërë të mundur sekuestrimin e 20 kg kanabis sativa ndërsa ka arrestuar edhe dy transportuesit e drogës.Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se lënda narkotike është kapur gjatë një kontrolli në automjetin me të cilën udhëtonin dy personat e arrestuar, identiteti I të cilëve nuk bëhet i ditur.Mësohet se policia ka ndaluar automjetin tek Ura e Dajlanit dhe gjatë kontrollit ka arritur të gjejë të fshehur edhe sasinë e lëndës narkotike.Ndërkohë pritet që në orët në vijim policia e Durrësit të japë më shumë detaje për identitetin e të arrestuarve dhe për operacionin e ndërmarrë për kapjen e drogës.