Vrasja e kryekomisarit Lamaj, sot jepet masa e sigurisë për Jak Jakun

Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të vendosë sot masën e sigurisë në mungesë, për 31-vjeçarin Jak Jaku, të dyshuarin e dytë të vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj.Ndërkohë dje gjykata ka lënë në burg 44-vjeçarin Arben Frroku, me akuzën e vrasjes për shkak të cilësive të veçanta, të kryekomisarit.Të dy të dyshuarit për vrasjen e kryekomisarit Lamaj u arrestuan dy ditë më parë në Selanik të Greqisë, pas shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit, me autoritetet greke, ndërkohë që dje është arrestuar edhe Gentian Bejtja, personi i cili dyshohet se ka vjedhur mjetin BMW me të cilin iu bë atentati komisarit Dritan Lamaj.Ndërkohë nga policia bëhet me dije se hetimet janë përqëndruar mbi arsenalin e armëve të gjeturditën e hënë në një shtëpi në Domje të Tiranës, për të parë nëse ato janë përdorur për vrasjen e komisar Lamajt apo edhe në krime të tjera.Ndërkohë që policia pas bllokimit të automjetit në Domje, ka filluar ekzaminimin e saj për të gjetur ndonjë element që mund të ndihmojë hetimet.  Bëhet me dije se ka filluar puna edhe për sjelljen e dy autorëve Frroku dhe Jaku përpara drejtësisë shqiptare.Dritan Lamaj, ish shefi i komisariatit Nr 6 në Tiranë u ekzekutua me breshëri automatiku në afërsi të shtëpisë së tij në zonën e Vasil Shantos. Për hetimin e kësaj ngjarje policia u vendos e gjitha në gatishmëri duke bërë të mundur arrestimin e dy të dyshuarve.