Zgjedhjet, KQZ vendos sot për mënyrën e vlerësimit të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë sot në lidhje me praktikën e vlerësimit të fletëve të votimit nga personat e ngarkuar nga Kodi Zgjedhor, për numërimin dhe vlerësimin e votave.Në realacionin e KQZ-së thuhet se vota të vlefshme do të cilësohen vetëm fletët e votimit, në të cilat është votuar qartësisht vetëm për njërin nga subjektet zgjedhore apo partinë politike pjesëtare të koalicionit në fletën përkatëse të votimit.Ndërsa vota të pavlefshme janë fletët e votimit kur fleta e votimit nuk ka të njëjtën madhësi, ngjyrë ose formë me fletën e votimit të miratuar nga KQZ-ja; fletës së votimit i mungojnë vulat; në fletën e votimit janë bërë shënime apo shenja që bëjnë të pamundur vlerësimin e votës; në fletën e votimit janë bërë shënime në favor ose në disfavor të subjekteve të caktuara zgjedhore; është votuar për më shumë se një nga subjektet zgjedhore në fletën e votimit; nuk është votuar për asnjë nga subjektet zgjedhore në fletën e votimit; nuk është e qartë se për kë është votuar; ose zgjedhësi ka votuar për një person apo subjekt që nuk është në fletën e votimit.“Bazuar në këto kritere, përvojën e fituar nga vendimet e KQZ-së dhe Kolegjit Zgjedhor gjatë proceseve të numërimit apo rinumërimit, KQZ-së i lind si detyrë të unifikojë praktinën e vlerësimit të votave të vlefshme. Për këtë arsye KQZ-ja ka hartuar disa modele tip të fletëve të votimit të cilët i bashkangjiten këtij vendimi të cilat janë përcaktuar nga praktika si fletë votimi të vlefshme. Të gjitha fletët e tjera në të cilat nuk është votuar sipas këtyre modeleve do të konsiderohen si fletë votimi të pavlefshme” thuhet në relacionin e KQZ-së.Gjithashtu KQZ-ja do të miratojë sot  edhe modelet e tabelave të rezultateve të cilat do të printohen nga sistemi elektronik i numërimit për  nxjerrjen e rezultateve të zgjedhjeve për çdo qëndër votimi dhe për zonën e administrimit zgjedhor në qarkun Fier.Një tjetër pikë e rëndësishme e mbledhjes së KQZ-së do të jetë edhe miratimi I modelit të vendimit të KZAZ-ve të Qarkut Fier, për vlerësimin e fletëve të votimit të kontestuara nga SENKodi Zgjedhor në nenin shtojcën Nr. 2, ka parashikuar që fletët e votimit të kontestuara nga SEN, për shkak se nuk përmbajnë elementet teknike dhe formën e miratuar, ose janë dëmtuar fizikisht, do të vlerësohen me vendim nga KZAZ-ja përkatëse.Në zbatim të kësaj pike, për tiu ardhur në ndihmë KZAZ-ve, është përgatitur modeli i vendimit I cili parashikon që KZAZ-ja do të vlerësojë të gjithë fletët e votimit të një QV-je, të cilat SEN, do ti konsiderojë të kontestuara.