Fondacioni “Vodafone Albania”, për të rinjtë

Për të synuar punësimin dhe kualifikimin e të rijnëve, Fondacioni “Vodafone Albania”, çertifikon 45 të rinj të rrethit të Mirditës.Në bashkëpunim me qendrën sociale “Don Bosko”, ju ofruan atyre për rreth 4 muaj kurse profesionale në zanatet si elektriçist, hidraulik si dhe për njohuritë ndaj teknologjisë. Drejtori ekzekutiv i Fodacionit “Vodafone Albania”, Arbi Greva, gjatë ceremonisë foli për mundësit që ju ofrohen këtyre të rinjve pas këtij specializimi.Gjithashtu pjesëmarrëse në këtë event, zv. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, Nora Malaj, e theksoi këtë iniciativë si modelin më të mirë, të mësimit drejt punësimit.Në përvjetorin e 10 vjetorit mes bashkëpunimit të Fodacionit “Vodafone Albania” me këtë qëndër, numërohen rreth 776 të rinj të kualifikuar mbi profesione të ndryshme, kryesisht në zona me probleme sociale.