Petrit Vasili: Politika gjithmonë ka nevojë për ide të reja

Nënkryetari i Bashkisë Petrit Vasili, në intervistën e tij për RTV “Ora News”, ka folur për kopetencat e marra nga njësitë vendore.Pyetjes në lidhje me decentralizimin e kompetencave të Bashkisë, se çfarë nënkuptohet dhe se si do të realizohet ky process, Vasili u shpreh:“Besoj se është një proçes i cili ecën në rrugën e realizimit të atij programi që paraqiti kryetari I bashkisë në fushatën e tij elektorale., ku një element i rëndësishëm ishte dhënia e një mundësie më shumë në qeverisjen lokale, ku jo vetëm realizohet një pikë e rëndësishme e këtij programi por I jepet përgjigje edhe një problemi të bartur prej kohësh. Në Tiranë ka njësi vendore që kalojnë nga numri disa bashki të caktuara të vendit dhe kërkojnë që elementet e pushtetit vendor që funksionojnë aty të kene sa më shumë autonomi. Në çështjet e policimit bashkiak dhe në atë të kontrrollit të elementëve të infrastrukturës ka një zhvillim të rëndësishëm. Bashkia ka predispozuar  instrumentet financiarë për ta përballuar këtë nismë bashkë me grantin përkatës.”Ndërsa në në lidhje me pyetjen se për cilat çështje do të të kërkonin edhe mirëkuptimin e antarëve, nënkryetari I Bashkisë u përgjigj:“Ka disa elementë që janë me karakter social të fortë, për disa kategori të caktuara ka një ulje taksash, do ketë disa miratime lidhur me kredi për të pastrehët, do ketë emërtim të disa rrugëve të caktuara, pra në totalin e vetë mbledhja rruan sensin e zgjidhjes së problemeve”.Vasili foli gjithashtu edhe në lidhje me situatën e zgjedhjeve që u zhvilluan në Itali duke u shprehur:“Besoj se rezultati i prodhuar në Itali është quajtur rezultat historik dhe është i tillë, për një arsye themelore, Për herë të parë në historinë e Italisë kemi një realitet politik impresionant siç është lëvizja e 5 yjeve të Grilos, e cila është partia e parë në Dhomën e Deputetëve. Italia është përballur me kriza të mëdha, por gjithmonë ka qënë një garë mes shumë partive, dhe që në një moment të caktuar janë thirrur për të bërë kompromise të mëdha historike dhe për të ndërtuar maxhoranca për të qeverisur vendin. Unë besoj se të majtët janë zënë në një befasi politike dhe disa bashkëpunime janë të detyruara.Në lidhje me pyetjen nëse duhet të lexohet nga politika shqiptare ky prodhim I votës së italianëve meqënëse dhe shqipëria ndodhet në një periudhë zgjedhore, nënkryetari I bashkisë u shpreh:“Duam apo sduam ne politika shqiptare ka mbushur një cikël 20 vjeçar dhe ky cikël është shumë I rëndësishëm për tu vlerësuar. Ka konsumuar dy dhjetëvjeçarë shumë të gjatë dhe shumë të rëndësishëm për një politikë afatshkurtër si e jona. Është provuar që ka edhe forca politike që kanë bërë konsumin e tyre, fantasia nuk mund të mbushë atë boshllëk të shumë premtimeve të pambajtura, gabimeve të rënda që janë bërë, dhe unë besoj se Shqipëria është në momentin e duhur për të rifreskuar politikën duke eleminuar hegjemonitë absolute, pra të forcave të mëdha politike, dhe duke u hapur drejt një larmie politike idesh. Proçesi I rifreskimit të ideve të reja është mësimi i parë që nxjerrim. Zëvendësimet nuk bëjnë asnjë dëm, as largimet dhe ardhjet e figurave të reja.