Trashëgimia kulturore dhe ruajtja nga zhdukja

Trashëgimia kulturore dhe ruajtja e saj nga zhdukja, janë kthyer në përplasje politike në komisionin parlamentar të medias dhe kulturës ku ministri Aldo Bumçi ka replikuar ashpër me deputetët socialist. Përfaqësuesi i opozitës, Auron Tare, akuzoi për shkatërrim të trashëgimisë dhe vlerave të vendit, ndërsa ministri e konsideroi këtë si një betejë të socialistëve për vendet në listat e zgjedhjeve. Ai i akuzoi ata për shkelje të zonës së krimit me ndërhyrjet në kishat e dëmtuara për të bërë show.Duke iu përgjigjur pyetjeve, Bumçi sqaroi se janë marrë masa për rehabilitimin e afreskeve dhe objeketeve të tjera të dëmtuara, ndërsa fajësoi pushtetin lokal që drejtohet nga të majtët për gjendjen e këtyre veprave.Ministri nga ana tjetër ka garantuar rikthimin në identitet të Mozaikut të Tiranës, që sipas tij është ndërtuar me probleme që në fillim. Mozaiku do të restaurohet dhe është përcaktuar një fond prej 4 milion lekësh. Në komision është debatuar edhe për cështje të tjera, përfshirë këtu edhe për ruajtjen e kujtesës historike në ish-burgun e Spaçit, ku deputet kanë kërkuar sqarime për projektin e shndërrimit të tij në muze.