I ngacmoi motrën, qëllon me thikë për vdekje 23 vjeçarin
I ngacmoi motrën, 17-vjeçari qëllon me thikë për vdekje 23 vjeçarinNgjarja ka ndodhur te Instituti Bujqësor në kamzë të Tiranës, ku ka gjetur vdekjen Elson Fjerza 23 vjeç, ndërsa policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit, 17 vjeçarit me inicialet E.D.Sipas policisë së kryeqytetit, mësohet se pas një grindje që kanë pasur dy të rinjtë, autori i krimit, i cili ishte personazh i njohur për policinë, pasi ishte dënuar tre herë për vjedhje, ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar në pjesën e kraharorit 23 vjeçarin Elson Fjerza. Menjëhërë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të Komisariatit numër 5, janë vënë në ndjekje të autorit 17-vjecar, me inicialet E.D, duke e vënë në pranga.Por edhe pse 23 vjecari është dërguar menjëhërë në Spitalun Ushtara të Tiranës, nuk ka mundur të mbijetojë, madje ska arritur të marrë as ndihmën mjekëosre, se ka gjetur vdekjen gjatë rrugës.Pas arrestimit, adoleshenti ka rrëfyer në polici se sherri me 23-vjeçarin, të cilin e kishte dhe komshi, ka ndodhur pasi ai i kishte ngacmuar motrën. Viktima me origjinë nga Fushë Kruja, jetonte në zonën 3, tek shinat e trenit në Tiranë.