Mediat greke: Shqipëria ka pranuar marrëveshjen detare

Shqipëria ka pranuar marrëveshjen detare të nënshkruar me Greqinë gjatë vitit 2009.Kështu shkruajnë mediat greke që citojnë burime brenda  qeverisë të kryeministrit, Antonis Samaras.Sipas tyre nënshkrimi i marrëveshjes së  për tubacionin Trans-Adriatik Pipeline (TAP), i nënshkruar në Athinë, ishte në këmbim për pranimin e marrëveshjes  Berisha-Karamalis nga Tirana zyrtare ,  marrëveshjen për  Zona Ekskluzive Ekonomike mes të dy vendeve.Nëse ky informacion do të konfirmohet zyrtarisht, shkruajnë mediat greke, ky do të jetë një sukses i madh nga pala greke, e cila duket se  ka mësuar se politika ndërkombëtare është të japim dhe të marrim."Prania e kryeministrit grek, Antonis Samaras, në ceremoninë e nënshkrimit të një kontrate nuk është hapi i fundit për përfundimin e këtij projekti, por është tregues i rëndësisë së projektit.Mediat greke kujtojnë se për zbatimin e projektit TAP, vendos  Azerbajxhani, e ndërsa theksojnë  edhe konkurencën e Nabuco  West.“Përtej çështjes së lojës politike në vend për të treguar se si qeveria zbaton projektet e zhvillimit dhe për të promovuar një  strategji  që sjell rezultate, mesazhi esencial mesazh  i pjesëmarjes së Samaras në këtrë ceremoni lidhet me Shqipërinë”, shkruajnë mediat greke, pikërisht për  përcaktimin e zonave ekskluzive ekonomike me Greqinë.