Elbasan, qëllon mbi forcat e policisë dhe më pas vret veten

Ngrihet sërish dorë në drejtim të policisë, por këtë herë fatmirësisht nuk ka patur viktima në rradhët e uniformave blu.Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në afërsi të fshatit Mengël, ku një postobllok I ngritur nga policia është qëlluar nga 23-vjeçari, Përparim Bala, I cili më pas dyshohet se ka vrarë veten.Sipas burimeve nga uniformat blu të Elbasanit, mësohet se policia kishte ndaluar një furgon pasagjerësh ku udhëtonte I riu për kontrrolle rutinë, por është përballur menjëherë me plumbat e dala nga pistoleta e Balës, i cili ishte shpallur person në kërkim nga policia e Bulqizës pasi dyshohej si autor i grabitjes së një argjendarie.Mësohet se 23 vjeçari dyshohet se do të arrestohej nga policia për shkak të grabirtes që kishte realizuar në Bulqizë dhe për këtë arsye ka qëlluar drejt policies. Pas kësaj ai është larguar dhe ka marrë një automjet ku nën kërcënimin e armëve ka zbritur familjen që udhëtonte në makinën e tipit “Reno’,  dhe është larguar në drejtim të Librazhdit por është përballuar më ndjekjen e policisë.Gjatë kësaj kohe janë shkëmbyer plumba mes Përparim Balës dhe policisë dhe në pamundësi për tu larguar uniformave blu, i riu dyshohet se ka qëlluar mbi veten. Ky është versioni i policisë së Elbasanit, por nuk përjashtohet mundësia që ai mund të jetë vrarë edhe gjatë shkëmbimit të zjarrit mes policisë, pasi në pjesën e pasme të makinës ka shenja e plumbash.Për këtë ngjarje, tregon edhe Shpresa Lushi, e cila është zbritur me forcë nga makina e saj e cila është marrë nga autori i dyshuar si i vetëvrarë.