Spondiliartroza, sëmundja më e përhapur në dimër
Dhembjet në kyçe, në shtyllën kurrizore deri në sverk janë të ndjeshme në këtë sezon.Këto sëmundje, që quhen Osteoartiozat, nëse nuk marrin trajtimin e duhur janë një risk për pacientin i cili për shkak të dhembjeve shkon deri në paralizë.Në poliklinikën e specialiteteve, pacintëtë janë në rradhë me orë të tëra për të kërkuar ndihmën e mjekëve reumatolog. Mjekja Aida Nica, thotë se një pjesë e këtyre sëmundjeve shkaktohet nga qëndrimi për një kohë të gjatë në të njëtin vend, kryesishtë ulur përpara kompjuterit ose përpara televizorit, nga ngritja e peshave të rënda ose nga ftohja.Pavarësisht trajtimit, një i sëmurë me Spondiliartrozë duhet të nis trajtimet te një fizioterapistë.Më tepër ky problem është i ndjeshëm tek moshat e treta por nuk janë të përjashtuar edhe të rinjtë. Nëse ndihet dhimbje, mjekët rekomandojnë qëndrim në ambjente të ngrohta dhe në rast se këto dhimbje janë të forta, duhet patjetër konsulta tek mjeku i familjes.