Heqja e TVSH-së, eksportuesit: Kujdes me përcaktimin e përfituesve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2013, 13:59
Eksportuesit e veshjeve kërkojnë që të bëhet kujdes me përcaktimin e përfituesve nga heqja e tatimit mbi të ardhurat mujore deri në 30 mijë lekë.Mimoza Vojka përfaqësuese e eksportueve të veshjeve propozon që punonjësit që paguhen mbi 30 mijë lekë të tatohen vetëm për diferencën mbi këtë shumë.Ndërsa në lidhje me heqjen e TVSH-së për makineritë Vojka e përcakton si një nismë pozitive.Një ndër problemet më emergjente që prekin eksportuesit e veshjeve janë shlyerja e detyrimeve nga qeveria.Në lidhje me efektet e krizës Vojka shpjegon se tashmë po mundohen që të sjellin risi në mënyrë që të tërhiqen klientët.