Vodhi automjetin që u përdor në vrasjen e Lamajt, pranga autorit
Hetimit intensive mbi vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj kanë çuar në pranga Gentian Bejtjan, personi i cili dyshohet se ka vjedhur mjetin BMW me të cilin iu bë atentati komisarit Dritan Lamaj.Policia e Durrësit ka mundur të arrestojë 32-vjeçarin,dëshmia e të cilit pritet të jetë mjaft e rëndësishme për hetimet që prokuroria e krimeve të rënda po kryen për ngjarje.Ndërkohë mbrëmjen e të hënës policia e shtetit bëri me dije se ka arrestuar në Selanik të Greqisë dy autorët e dyshuar që morën pjesë në atentatin ndaj oficerit të policisë.Arben Frroku dhe Jak Jaku janë arrestuar nga policia helene për llogari të asaj shqiptare si personat kryesorë të dyshuar të ngjarjes.Ndërkohë nga policia bëhet me dije se janë administruar të gjitha provat dhe po hetohet mbi to. Hetimet janë përqëndruar mbi arsenalin e armëve të gjeturditën e hënë në një shtëpi në Domje të Tiranës, për të parë nëse ato janë përdorur për vrasjen e komisar Lamajt apo edhe në krime të tjera.Ndërkohë që policia pas bllokimit të automjetit në Domje, ka filluar ekzaminimin e saj për të gjetur ndonjë element që mund të ndihmojë hetimet. Bëhet me dije se ka filluar puna edhe për sjelljen e dy autorëve Frroku dhe Jaku përpara drejtësisë shqiptare.Dritan Lamaj, ish shefi i komisariatit Nr 6 në Tiranë u ekzekutua me breshëri automatiku në afërsi të shtëpisë së tij në zonën e Vasil Shantos. Për hetimin e kësaj ngjarje policia u vendos e gjitha në gatishmëri duke bërë të mundur arrestimin e dy të dyshuarve.