Punësimi online, Berisha: Shërbimi i ri do të rrisë transparencën
Kryeministri Berisha ka vlerësuar sot një nga projektet më të fundit, portalin që do të mundësojë aplikimin online për punësimin.Në fjalën e tij gjatë inagurimit të këtij portali, kryeministri Berisha vlerësoi si shumë të rëndësishme lidhjen mes Shqipërisë Dixhitale dhe tregut të punës, duke theksuar se kjo mënyrë garanton transparencë.“Vendi ka nevojë për punonjës dhe në kohë reale kompanitë mund të gjejnë kandidatin për vendin vakant të punës. Kjo krizë që ka pllakosur Europën Lindore dhe vendet e zhvilluara ka në themel të saj tregun e punës, me fleksibiliteitn apo infleksibilitetin e tij, me shkallën e planifikimit apo të mos planifikimit.Duhet të përqëndorhemi në potencialet më të mëdha për krijimin e një tregu pune të aftë dhe në këtë kontekst pa diskutim me rëndësi është portali që ne inagurojmë sot. Me anë të dixhitalizimit ne realizojmë transparencën më të madhe dhe mundësitë më të mëdha në kohën më të shpejtë” tha Berisha.Kryeministri shtoi më tej se çdo masë që merret për punësimin është një masë e sigurtë antikrizë ndërsa nuk ka pa sulmuar edhe opozitën në lidhje me shifrat e saj për papunësinë.“Ne jemi ndër të paktat ekonomi që nuk ramë në krizë, e nuk ramë në recension. Ne kemi një papunësi dhe niveli i saj është larg shifrave absurde që thuhen, kur bëhet fjalë për 1 milionë të papunë, në një vend që e ka forcën e punës pak më tepër se kaq, kjo është absurde. Por kjo nuk bën më pak të ndjeshëm problemin e çdo të papuni” tha kryeministri.Gjithashtu kryeministri Berisha premtoi se qeveria do të bëjë gjithçka që qytetari shqiptar të ketë shërbimet dixhitale më të lira ndërsa ka shtuar se vendi i ka mundësitë për të fituar kohën e humbur.Ky rrjet do të shërbej si një "bankë e të dhënave" dhe cv për punëkërkuesit ndërsa punëdhënsit si një databazë profilesh për ata që kanë nevojë për një punë. Projekti ka kushtuar 500 mijë euro ku 400 mijë euro janë dhënë nga qeveria suedeze dhe 100 mijë nga qebveria shqiptare.