Mandati i Fidel Yllit, Këshilli i mandateve shqyrton kërkesën e PD-së

Këshilli i Rregullores dhe i Mandateve u mblodh sot paradite për të shqyrtuar kërkesën e 16 deputetëve të Partisë Demokratike për t`i hequr mandatin deputetit socialist Fidel Ylli.Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli është shprehur se Këshilli do të bëjë verifikimin e papajtueshmërisë me Kushtetutën të mandatit të deputetit të PS-së, Fidel Ylli ndërsa në seancën e ardhshme deputeti mund të paraqitet në një seancë dëgjimore.Relatori Edi Paloka, i cili paraqiti kërkesën e PD-së tha se  Filed Ylli ka shkelur nenin 70 të Kushtetutës, që përcakton se deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse, që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të tyre.Ndërkohë në këtë kërkesë ligjore, deputetët e PD-së i  kërkojnë Kuvendit që ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese çështjen e konfliktit të interesit të deputetit të PS-së.“Deputeti socialist Fidel Ylli ka rezultuar të jetë ortaku i vetëm i një radioje, në dhjetor të vitit 2009, ndërkohë që ai ishte shpallur deputet, me vendim të KQZ-së, që në gusht të këtij viti. Siç dihet, dhe siç përcakton ligji, frekuencat e radiove dhe televizioneve janë pasuri publike. Kushtetuta thotë se deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse, që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre”, thuhet në kërkesën e Grupit të PD-së.Ndërkohë pas seancës me deputetin Fidel Ylli, Këshilli i Rregullores do të hartojë një raport, i cili do t’i dërgohet për miratim Parlamentit.Në seancën parlamentare, deputeti i PS-së Fidel Ylli mund të paraqesë qëndrimin e tij dhe argumentimin ligjor për akuzuat e bëra.Parlamenti voton me shumicë të thjeshtë dhe në mënyrë të hapur kërkesën e Grupit të deputetëve të PD-së, që kërkojnë dërgimin e mandatit të socialistit Fidel Ylli në Gjykatën Kushtetuese.