Korçë, tentohet të grabitet tregëtari i floririt

Një tregëtar floriri në Korçë i ka shpëtuar për mrekulli një tentative grabitjeje me armë.Sipas informacioneve më të fundit, Enver Mane është qëlluar me armë në momentin që ka dalë nga shtëpia, në tentativë për ta grabitur por fatmirësisht plumbat nuk kanë mundur ta prekin.Mësohet se një person i maskuar ka qëlluar me armë në drejtim të tregëtarit por në pamundësi për ta grabitur është larguar nga vendngjarja.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.