Rrëshqitje dheu në Mallakastër, shemben 15 shtëpi

Reshjet e shumta të shiut që kanë rënë gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar rrëshqitje dheu në rrethin e Mallakastrës duke shembur edhe disa shtëpi.Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ngracie të komunës Qendër në Mallakastër, ku si pasojë e rrëshqitjeve masive të dheut janë shembur 15 shtëpi duke rrezikuar seriozisht edhe jetën e banorëve.Sipas gazetares së “Ora News” e cila ndodhet në vendngjarje, shembja e shtëpive ka nisur gjatë natës dhe gjendja është alarmante pasi shembjet vazhdojnë ende.Menjëherë banorët janë evakuuar nga banesat ndërsa fatmirësisht nga shembja nuk ka persona të lënduar.Rrëshqitjet masive të tokës, kanë cuar në fshatin Ngracie dy ministrat e kabinetit qeveritar, për të parë nga afër situatën e krijuar aty.Për të parë situatën nga afër ishin edhe Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi dhe ai i Brendshëm Flamur Noka.Noka ka deklaruar se  situata është problematike, prandaj të gjithë banorët duhet të largohen. Ministri gjithashtu kërkoi ngritjen e një komisioni që do të bëjë të mundur verifikimin e dëmeve si pasojë e shembjes së shtëpive.Ndërsa ministri Olldashi u shpreh se banorët nuk do lejohen të banojnë më në këtë lagje pasi rrëshqitjet e tokës rrezikojnë jetën e tyre.