Shtyhet sërish gjyqi ndaj Dritan Dajtit, shkak mungesa e avokatit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2013, 12:32
Mungesa e avokatëve në sallën e gjyqit po i kthen seancat gjyqsore ndaj Dritan Dajtit në një parodi. Ky i fundit akuzon Gjykatën e Krimeve të rënda për bllokim të këtij proçesi gjyqësor.“Jeni ju që e këni bllokuar këtë gjyq jo mungesa e avokatëve,unë kam kërkuar gjykim të shkurtuar dhe ky gjyq mund të përfundojë me një seancë të vetme”, u shpreh Dajti në senacë.E ndodhur në kushtet kur në sallë nuk kishte asnjë avokat për të mbrojtur Dajtin, trupi gjykues u detyrura të shtyjë seancën për datën 27 Shkurt.Në seancën e radhë, pritet që mbrojtjen e Dajtit ta marrë avoakti Vasil Shëngjergji, i zgjedhur nga komisioni për ndihmë juridike në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa munguan në sallë avokati Hasaf Haderaj dhe Liri Vathi.