Aksident në Tiranë, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2013, 08:06
Një person humbi jetën e dy të tjerë u plagosën mbrëmë në Tiranë si pasojë e një aksidenti të rëndë.Policia tha se dy makina u përplasën pranë urës së drejtorisë së policisë dhe njëra prej tyre përfundoi në Lanë.Viktima Freng Mirashi po udhëtonte me një taksi tip Benz, dhe është përplasur me një makinë volsvagen e cila ra në Lanë.Gjatë aksidentit dy persona kanë mbetur të plagosur, jashtë rrezikut për jetën.Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe ndërkohë që policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.