Promovohet libri "Vitet me Tony Blair" i Alastair Campbell
“Ditari i zëdhënësit të kryeministrit britanik" Alastair Campbell, vjen edhe për lexuesin shqiptar.Libri "Vitet me Tony Blair", është prezantuar për publikun shqiptar në një ceremoni ku i pranishëm ishte kreu i PS-së Edi Rama, eksponentë të tjerë të kësaj force politike, si dhe persoanalitete të tjera të larta.Vetë Campbell, foli për rolin e medias në politikbërje, ndërsa përflitet se pas kuintave ai do të drejtojë fushatën e PS-së. Vetë Campbell u ndal jo pak në programin e Partisë Socialiste dhe në miqësinë e tij me liderin socialist Edi Rama.Gazetarja Ilva Tare e cila shkroi parathënien e librit në shqip tha se libri është një histori e treguar thjesht, por nga një mjeshtër i fjalës.“Vitet me Tony Blair", nga Alastair Campbell, është një paraqitje ndjellëse e lidershipit të Tony Blairit, autori ndalet edhe tek luftës e Kosovës, sulmit kundër Serbisë, qëndrimin e Millosheviçit dhe fundin e konfliktit. Libri sjell dëshmi për periudhën 1994-2003, që ishte vendimtare jo vetëm për Britaninë e Madhe por edhe për rolin e saj në krizat botërore.“Është shumë interesante sesi është zhvilluar programi i Partisë Socialiste, sepse duhet thënë që Edi Rama është një admirues i Toni Bler dhe mënyrës sesi e ndryshoi Partinë Laburiste, dhe këtë e shoh edhe në programin për një rilindje shqiptare. Është e rëndësishme për të kuptuar se ne nuk jetojmë të izoluar, dhe ne marrim ide nga njëri-tjetri, edhe ne disa ide i kemi marrë nga programi i Bill Klinton.. Unë jam mbështetës i qendrës së majtë dhe më pëlqejnë njerëzit interesantë që e shohin politikën si mënyrë për të ndryshuar gjërat në botë.”