52 vjet pavarësi, 22 vjet çlirim. Ambasada e Kuvajtit feston këto dy ditë të shënuara
Ambasada kuvajtjane në Tiranë feston 52 vjetorin e pavarësisë dhe 22 vjetorin e çlirimit të shtetit të Kuvajtit.Në pritjen e organizuar nga ambasadori Najeeb Abdurrahman al Bader, kanë qenë të pranishëm liderët e politikës shqiptare, kryeministri Sali Berisha, kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli, kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, si dhe përfaqësues të biznesit, të medias dhe të jetës publike në vend.Në mikrofonin e “Ora News”, ambasadori kuvajtjan e ka cilësuar këtë festë si shumë të rëndësishme për Kuvajtin, por edhe për marrëdhëniet mes dy vendeve. Ai tha se bashkëpunimi Shqiëpri-Kuvajt do forcohet edhe më tej, duke premtuar rritje të investimeve.Është një nder i madh për ne të festojmë 52 vjetorin e pavarësisë. Festojmë këtë ditë kaq të rëndësishme edhe me popullin shqiptar. Më lejoni të përmend në këtë moment edhe marrëdheniet shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve në të gjitha fushtat dhe këtë e dëshmoi fare mirë edhe prezenca e personalitetve të larta shqiptare në ceremony.Ka shumë investime të Kuvajtit në Shqipëri të cilat do të vijojnë edhe në të ardhmen, si në kulturë, infrastrukturë e shumë fusha të tjera.Në ceremoninë festive, spikaste muzika, ngjyrat dhe ushqimet tradicionale kuvajtiane.Kuvajti feston ditën zyrtare të pavarësisë me datën 25 Shkurt. Këtë vit u mbushën plot 52 vjet nga pavarësia e tyre prej Britanisë së Madhe dhe 22 vjet nga çlirimi prej ushtrisë pushtuese së Sadam Huseinit. Pavarësia festohet më datë 25 Shkurt, pasi lidhet drejtpërdrejtë me ditën ku Emiri Abdullah Al Salem Al Sabah, u ngjit në fron në vitin 1950 (25 Shkurt).