Florion Mima: “Rama i ka hypur mbrapsht një kali të cofur”

I ftuari në intervistën e mbrëmjes në RTV “Ora News”, deputeti i Partisë Demokratike, Florion Mima, ka folur për situatën politike dhe atë ekonomike në vend.Pyetjes në lidhje me debatin për çështjen e taksave, pas deklaratës që eksperti bullgar i ardhur në Shqipëri me kërkesë të Partisë Socialiste, bëri duke thënë se taksa progresive është më e mirë se taksa e sheshtë, Mima u përgjigj:“Rama i ka hypur mbrapsht një kali të cofur. Rama ka premtuar që do të heqi pjesën e parapagimit dhe pjesën tjetër do ta kthejë në taksë progresive. Edhe eksperti dhe Rama thanë se taksa e sheshtë nuk solli asgjë të mirë në Shqipëri, por unë mendoj se kjo është e gabuar. Pjesa e fitimeve nga tatimet e drejtëpërdrejta, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi biznesin e vogël dhe tatimi mbi të ardhurat personale është rritur nga 1.4 në 2.7%. Më bëri përshtypje një nga tezat e ekspertit e cila bazohej në atë që herë pas here e kemi thënë, që ka rritje për atë që ka kapital, për atë që ka vënë pasurinë me mund dhe me djersë. Teza e ekspertit ishte që si ka mundësi që në Bullgari vitet e fundit janë shtuar 109 milioner të cilët kanë depozituar në Banka 25 miliard, ndërsa populli nuk ka? Kjo nuk është mënyra e duhur për ta shtruar problemin sepse ne themi atyre 109 miliarderëve në Bullgari dhe xmijëra të tjerëve në Shqipëri u shtojmë sa më shumë nga klasa e mesme , dhe atyre nga klasa e mesme u shtojmë nga pjesa e varfër, pra ky është treni që duhet të spostohen grupet në varësi të gjendjes pasurore të tyre.”Pyetjes se nëse mbas 23 Qershorit, forca politike e cila do të fitojë do ti hyjë ndërrimit të sistemit taksë-fitim, çfarë efektesh do të ketë ndryshimi këtij sistemi, nga një taksë e sheshtë e aplikuar deri tani në një taksë progresive, deputeti i Partisë Demokratike ju përgjigj:“Ju e keni parë reagimin e organizatave të biznesit në momentin që Rama ka lançuar tezat e tij, dhe ai nuk ka qenë i mirë. Unë nuk marrë përsipër të analizojë situata hipotetike me propabilitet zero, këtë pyetje mund tu a bëni ekspertëve ose politikanëve të Partisë Socialiste kur të ulen në këtë karrike. Unë jam i bindur që edhe kësaj rradhe ashtu si çdo herë tjetër Partia Demokratike do të ketë fitoren më të shkëlqyer në historinë e pluralizmit.”Ndërsa pyetjes se ku do të mbështet Partia Demokratike për të kërkuar edhe një mandat të tretë, që zakonisht konsiderohet i vështirë në aspektin politik, Florion Mima u përgjigj:“Oferta jonë është kjo: Shikoni ato që kemi premtuar dhe ato që kemi bërë. Analizoni vetë çdo gjë dhe i besoni asaj force politike e cila bën rrugë, ndërton shkolla, rrit punësimin jashtë shifrave demagogjike. Jam I bindur që populli shqiptar është i zgjuar dhe nuk do ti kapërdijë ofertat false të Partisë Socialiste”