Policia arreston 2 të dyshuar për vrasjen e Kryekomisarit Dritan Lamaj

Vetëm 24 orë nga vrasja e kryekomisar Dritan Lamajt, policia ka bërë të mundur arrestimin e dy personave të dyshuar si autor të këtij atentati të rëndë.Një  bashkëpunim i Policisë së shtetit me atë të vendit helen, kanë bërë të mundur arrestimin në Selanik të Arben Frrokut dhe Jak Jakut si autorë të dyshuar të vrasjes së Lamajt.Ndërkohë policia ka gjetur automjetin e përdorur në këtë vrasje si dhe ka sekuestruar një arsenal armësh.Dritan lamaj, ish shefi i kom. Nr 6 në Tiranë u ekzekutuar me breshëri automatiku në afërsi të shtëpisë së tij sapo ka dalë nga makina në zonën e Vasil Shantos. Për hetimin e kësaj ngjarje policia u vendos e gjitha në gatishmëri duke bërë të mundur arrestimin e dy të dyshuarve.