Berisha Në Facebook: Deputetët firmosin për referendumin për tre ligjet!

Kryeministri Sali Berisha ka reaguar në rrjetin social facebook në lidhje me referendumin për votimin e tre ligjeve për statusin kandidat në BE.Ja se çfarë shkruan kryeministri Berisha në Facebook:"Deputetët firmosin për referendumin për tre ligjet!Si mik i juaji në Facebook, unë do jem një nga firmëtarët.Të dashur miq! Ju falenderoj me shumë mirënjohje për mbështetjen tuaj të fuqishme për miratimin me referendum të tre ligjeve që kërkohen për stausin e vendit kandidat për Shqipërinë nga BE dhe që prej muajsh jane bllokuar nga z.Rama.Sot u vendos që këto ditë të dorëzohet në KQZ, me firmën e deputetëve tanë, kërkesa për thirrjen e Referendumit për miratimin e tre ligjeve të bllokuara nga z.Rama. Ky është një vendim historik, me të cilin qytetarët shqiptarë do të faktojnë mbështetjen e tyre plebishitare për integrimin e vendit në BE. Ky vendim, është përgjigja më e merituar e sovranit ndaj murit të bllokimit të z.Rama dhe planeve të tij për të bojkotuar Parlamentin pas humbjes së zgjedhjeve të Qershorit që vjen, qëndrim që ai mbajti pas zgjedhjeve të vitit 2009.Referendumi është përgjigja më e përshtatshme ndaj njeriut që di vetëm të bllokojë, vetëm të bojkotojë. Shqipëria europiane është misioni ynë. Ne do fitojmë! sb"