Amadeos Group-simpozium "Rikthim në Iliri"
Pas vendosjes së tetë skulpturave të mbretërve Ilir në pjesën e jashtme të Muzeut Historik Kombëtar, Amadeos Group, shkon edhe më tej në mbrojtje të veprave të artit dhe traditës ndërtimore në lashtësi.Me temë, "Rikthim në Iliri", Kompania e ndërtimit “Amadeos grup”, me president Besim Elshanin, ka mbledhur në një simpozium, historian, arkeologë, gjuhëtare e politologë si edhe personalitete të larta të shtetit dhe politikës.Në fjalën e saj, përfaqësuesja e “Amadeus Group”, Elisabeta Gjoni, tha se një panoramë të plotë të pasur me vepra arti në skulpturë, janë shkrirë në objektin madhështor multifunksional, Amadeos Palace.Arkeologu Neritan Ceka, tha se iniciativa e “Amadeos Group”, duhet të jetë një inspirim për artin.Gjatë simpoziumit u prezantua edhe botimi, "Mbretëri dhe Mbretër", i cili përshkruan me detaje Tempullin ku thirret të zërë vend arti që përjetëson historinë dhe lavdinë e shqiptarëve në mijëra vjet. Kjo ndërtesë madhështore, Amadeus Palace e cila ndodhet pranë mbikalimit që të çon në Rinas, është lartësuar duke mpleksur së bashku materialen dhe shpirtëroren realizuar përmes artit pamor.