Ministria e Mjedisit, plan menaxhimi për të mbrojtur pyjet në Shqipëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2013, 16:54
Një plan menaxhim është zgjidhja më e mirë për të mbrojtur pyjet në Shqipëri. Ministri i mjedisit Fatmir Mediu, i kërkoi ekspertëve të fushës hartimin e një plani të detajuar për këtë çeshtje, duke dalë më pas në projekte konkrete për mbrojtjen e pyjeve.Ministri nuk kurseu kritikat ndaj pushtetit lokal që sipas tij nuk kanë bërë aq sa duhet për mbrojtjen e kësaj pasurie.Në konferencën “Zhvillimi i qëndrueshëm i ekonomisë pyjore”, Mediu theksoi se qeveria ka ndërmarrë politika pyjore që sigurojnë menaxhimin e qëndrueshëm e të integruar të burimeve natyrore, duke përmbushur funksionin ekologjik, social dhe ekonomik.