Panariti takon Presidentin e Gjermanisë dhe Ministren britanike të Shtetit
Në kuadrin e punimeve të Sesionit të 22 të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara, i cili po mbahet në Gjenevë, Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, u takua me Presidentin e Republikës Federale Gjermane, Joachim Gauck.Gjatë takimit bashkëbiseduesit i cilësuan si të shkëlqyera raportet mes dy qeverive dhe popujve, dëshmi e së cilave ishte vizita e suksesshme e Ministrit të Jashtëm gjerman Guido Ëesterëelle, ditët e fundit në Tiranë.Ministri Panariti e falenderoi Presidentin gjerman për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe integrimit në strukturat euro-atlantike. Presidenti Gauck përshendeti progresin që ka shënuar Shqipëria vitet e fundit dhe konfirmoi vullnetin e Gjermanisë për të forcuar bashkëpunimin dypalësh dhe mbështetur Shqipërinë në rrugën e integrimit europian.Gjithashtu, sot Ministri Panariti u takua dhe me Ministren britanike të Shtetit, baroneshën Sayeeda Warsi. Gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimin dypalësh dhe ecurinë e procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Ministri Panariti e informoi ministren britanike mbi progresin e shënuar në Shqipëri në drejtim të mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut dhe posaçërisht të pakicave, në përputhje me standardet e përparuara ndërkombëtare. Nga ana e saj Ministrja britanike shprehu vlerësimet për modelin e shoqërisë shqiptare ku mbizotëron toleranca dhe harmonia fetare.