Milena Harito: Gjëndja e kriminalitetit në Shqipëri, është si në gjëndje lufte
Partia socialiste ka dalë në një deklaratë për mediat për vrasjen e Dritan Lamajt, nëpërmjet anëtares së grupit të punës për programin në PS, Milena Harito.“Sot është një ditë e rëndë. Sot u zhvilluan homazhe për drejtuesin e tretë të lartë të Policisë së Shtetit që ekzekutohet brenda 6 muajve të fundit.Pikërisht sot ne prisnim që kryeministri i vendit të mos i lante duart me situatën kriminale në vend thjesht dhe vetëm duke shkuar për të bërë homazhe. Por prisnim që në mbledhjen e grupit te tij parlamentar ta trajtonte këtë problem të rëndë me deputetët e tij dhe ministrat përgjegjës për situatën.Por ndërkohë që në Shqipëri gjendja e kriminalitetit dhe pasigurisë është e krahasueshme me një vend në gjendje lufte, kryeministri na shfaqet me broçkullat e zakonshme, duke marrë nëpër gojë opozitën dhe duke i caktuar Presidentit të Republikës dhe institucioneve të tjera të pavarura detyrat dhe objektivat për muajt e ardhshëm.Së pari një nga problemet që Europa ka me Shqipërinë është pikërisht ndërhyrja e pushtetit ekzekutiv, qeverisë tek pushtet e tjera të pavaruraSë dyti qoftë Europa, qoftë SHBA si aleatët tanë, e kanë bërë të qarte se kusht për marrjen e statusit janë zgjedhjet.Së treti i kujtojmë kryeministrit se duke hedhur baltë mbi opozitën, as situata e krimit nuk zgjidhet, as vende pune nuk hapen dhe as shërbimi shëndetësor nuk përmirësohet. Është ai dhe qeveria e tij, që paguhen për të qeverisur. Janë ata përgjegjës që në 8 vitet e fundit situata ka ardhur këtu ku është dhe janë ata që në 23 qershor do largohen me votën e popullit.Me modelin tonë qeverisës ne do t’i kthejmë dinjitetin policisë në radhë të parë. Do të bëjmë të mundur që çdo punonjës policie që do të kryejë detyrën e vet ndershmërisht të ndihet jo i braktisur, jo i përbuzur nga shteti, por i vlerësuar, i respektuar dhe sigurisht i mbrojtur në jetën e tij.” Është shprehur Harito