Ambasadorja çeke: Largimi i CEZ-it nga Shqipëria, jo pozitive

Ambasadorja çeke në vendin tonë, Bornislava Tomasova e ka cilësuar si hap jo pozitiv largimin e kompanisë CEZ Shpërndarje nga Shqipëria.Nga qyteti i Korçës ku ka zhvilluar një sërë takimesh, ambasadorja çeke ka deklaruar se duhet në ndërmerren hapat e pajtimit mes kompanisë CEZ shpërndarje dhe qeverisë shqiptare.“CEZ ka ndërmarrë hapat e arbitrazhit, por si fillim duhen parë hapat e pajtimit” është shprehur Tomasova.Gjithashtu ambasadorja çeke ka folur edhe për zgjedhjet e 23 Qershorit dhe për deklaratat nacionaliste  të cilat i cilësoi si të rrezikshme.“Zgjedhjet e 23 qershorit duhet të jenë të lira. Deklaratat nacionalite janë të rrezikshme, ne kemi parë edhe në të kaluarën që kanë krijuar probleme” tha Tomasova.Ndërsa i është referuar edhe vrasjes së mbrëmshme të komisarit Dritan Lamaj, ambasadorja çeke theksoi se vrasjet e policëve duhen hetuar me kujdes dhe duhet të vihet në vend drejtësia.