Në Mars nis vaksina kundër Brucelozës
Në Mars nis faza e dytë e vaksinimit kundër brucelozës në të gjithë vendin. Pikërisht për këtë Ministri i Bujqësisë Genc Ruli ishte i pranishëm në Lundër, ku dhe simbolikisht u hap faza e dytë e fushatës kombëtare të vaksinimit kundër Brucelozës.Sipas kreut të bujqësisë është e rëndësishme që të gjithë fermerët të vaksinojnë kafshët e tyre pasi ata janë personat e parë përgjegjës dhe të interesuar për shëndetin e kafshëve, shëndetin e familjeve të tyre dhe me këtë fazë të dytë ata sigurojnë imunitet të plotë ndaj brucelozës.Fushata kombëtare e vaksinimit kundër brucelozës u lançua në fillim të prillit të 2012. Në këtë periudhë veterinerët vaksinuan rreth 2 milionë e 630 mijë krerë të imta në rreth 65 mijë ferma në të cilat nuk u gjet asnjë rast me brucelozë.