Eksperti për taksimin progresiv: Mund të jetë pozitiv por me rrezik
Taksimi progresiv mund të jetë pozitiv por paraqet edhe mjaft probleme për ekonominë. Eksperti bullgar i ardhur në Shqipëri me kërkesë të Partisë Socialiste është treguar disi skeptik në lidhje me ndryshimin e sistemit të taksave në Shqipëri. Sipas Krasti Petkov ndryshimi i taksimit do të rriste mospagimin e taksave dhe kundërshtitë shoqërore."Shumë vende po heqin taksën e sheshtë dhe po vendosin atë progresive. Megjithatë duhet të them se nuk jam armik i taksës së sheshtë. Kam mësuar se Partia Socialiste do të ndryshojë sistemin e taksimin e megjithatë duhet të merret parasysh se kjo gjë nuk mund të bëhet sot për nesër. Aplikimi i taksës së sheshtë ka vite që është në përdorim dhe natyrisht kjo do të sillte kundërshti shoqërore prandaj duhet që të gjendet një qasje e kujdeshme dhe graduale.Gjithashu ndryshimi i taksimit do të ka rrezik të sjellë edhe rritje të shmangies së detyrimeve të bizneseve dhe trembjen e investitorëve" tha eksperti.Ndërsa në lidhje me propozimin e Partisë Socialiste për eleminimin e taksave për biznesin e vogël eksperti bullgar deklaroi se kjo do të dëmtonte ekonominë."Ulja në minimum e taksave nuk është shumë serioze. Mesa di ju e keni tashmë nivelin e taksave të ulët dhe nëse do e hiqni mund të gjeni parajsën por kjo do të ndikonte negativisht në ekonominë shqiptare.Kemi parë shumë vende që të ulin taksat për të tërhequr investitorët por kjo nuk qenë shumë pozitive” tha Petkov.Eksperti Petkov ndër të tjera u shpreh se Shqipëria duhet të përafrohet me sistemin e taksave në Europë duke qenë se synon integrimin e vendit.