Akti normativ për legalizimet, opozita: Është ligj elektoral

Akti normativ për legalizimin e objekteve, shtesave dhe sipërfaqeve i jep më shumë autoritetit vendor sa institucioneve qëndrore. Ky proces duhet të kishte përfunduar që në 2007 por Zv.ministri i Transporteve Ernest Noka tha se procesi ka devijuar edhe për faktin se kohët e fundit ka patur fluks të ndërtimeve të reja.Ky akt normativ hyn në fuqi në shtator të këtij viti dhe deri këtë kohë ndërtuesit, apo individë duhet të legalizojnë një objekt të ri, shtesat në një objekt apo edhe në raste kur kanë kaluar kufirin e pronës.Ndërsa opozita në Kuvend ka debatuar për këtë draft. Z.Shalsi ka propozuar që ky projekligj të kthehet pas, rishqytohet me eskpertë derisa të jetë gati. Nga ky draft, u shpreh opozita do të përfitojnë, klientët e pushtetit dhe se hartimi i tij është vetëm elektoral.Ministria e Transporteve nuk arritit të japë më tepër informacione se sa do të jenë qytetarët që do të përfitojnë nga ky draft ndërsa opozita tha se ky projektvendim do ti shërbej vetëm qëndrës, sepse asnjë objekt në periferi nuk i ka zbatuar procedurat e mëparshme përpara legalizimeve. Drafti kaloi në komisionin kuvendor vetëm më votat e mazhoranës, opozita abstenoi.