Vrasja e Lamajt, merren në pyetje 30 persona, kontrolle dhe në banesa

Pas atentatit mafioz të mbrëmjes së të Dielës, ku mbeti i vdekur kryekomisar Dritan Lamaj, thuajse të gjitha shtrukturat e shtetit janë vënë në lëvizje për kapjen e autorëve.Në një njoftim për shtyp të shpërndarë nga policia e Tiranës, konfirmohet se vrasja është kryer për shkak të detyrës dhe kjo është pista kryesore mbi të cilën po heton grupi i posaçëm i ngritur nga policia e shtetit dhe prokuroria e krimeve të rënda.Ndërkohë që mëngjesin e së Hënës, drejtuesi i prokurorisë së krimve të rënda Eugen Beçi, është thirrur në një takim nga prokurori i përgjithshëm, Adriatik Lalla, pikërisht për hetimin e  vrasjes së kryekomisar Lamajt. Ndërkohë që vetëm pak kohë më pas nga kontrollet e bëra në një banesë private në kryeqytet, e cila është kontrolluar për shkak të informacioneve që janë siguriar në rrugë operacionale nga policia, është gjetur një arsenal armësh.Nga policia bëhet me dija se janë nxjerrë nga arkiva të gjitha dosjet e konflikteve që Lamaj ka patur gjatë kohës që drejtonte komisariatin e Kombinatit, por edhe detyrave të tjera që ka patur në Policinë e Shtetit. Po të njëjtat burime, bëjnë me dije se janë kontrolluar rreth dhjetra banesa, kontroll i cili mendohet të ndihmojë hetimet si dhe janë bërë disa shoqërime, ndërkohë që priten të bëhen akoma më shumë të tillë në orët në vijim.Dritan Lamaj u vra gjatë një prite të ngritur në zonën e “Vasil Shantos”, pak metra nga shtëpia e tij, në kohën kur po dilte nga mjeti i tij. Mendohet të kenë qënë dy persona të cilët kanë zbrazur mbi viktimën dy karrikatorë kallashnikovi dhe menjëherë janë larguar nga vendngjarja me një mjet të tipit BMV,ngjyrë të zezë.Dritan Lamaj, është kryekomisari i tretë që vritet në harkun kohor të 5 muajve, pas Adem Tahiraj në Durrës dhe Musa Skurës në Burrel . Ndërkohë që Policia e Shteit ka vendosur një shpërblim prej 100 mijë dollarësh për këdo që jep informacion për autorët e kësaj ngjarje të rëndë për uniformat blu.