Halimi: Jo më pak se 38 vjet burg kush qëllon mbi policët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2013, 13:19
Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka reaguar sot në rrjetin social “Facebook” për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj.Në një mesazh në profilin e tij në FB, Halimi thekson se vrasësit e policëve nuk duhet të dënohen më pak se 38 vjet burgim.“Sërish një krim i rëndë, i ndodhur mbrëmë. Krimi goditi sërish duke vrare një komisar policie, e duke goditur në fakt gjithë policinë. Ata që qëlluan mbi komisar Lamajn, dhe të gjithë ata që guxojnë të qëllojnë mbi policinë nuk duhet të dënohen më pak se 38 vjet burgim” shkruan Halimi ne FB. Sipas tij, sot policia duhet mbështetur më shumë se kurrë.