Cefa: Shtyrja e gjyqeve problem, s`do tolerohet

Gjykata e Krimeve të Rënda ka zhvilluar sot analizën vjetore.  Në fjalën e tij Kryetari i Gjykatës Sandër Simoni vlerësoi se institucioni që ai drejton ka një rol të rëndësishëm në zbatimin e ligjit.Viti që lamë pas ka qënë një histori suksesi për Gjykatën e Krimeve të Rënda. Aplikimi i ligjit antimafia ka sjellë rezultate shumë të mira.Shtyrja e gjyqeve dhe mospërfundimi i tyre në kohë është problem për Gjykatën  e Krimeve të RëndaNdërsa Nënkryetari i KLD-së Elvis Çefa deklaron se avokatët po zvarrisin proceset gjyqësore dhe paralajmëron marrjen e masave."Ne tashmë e dimë tashmë për manovrat e avokatëve për të përfituar nga hallkat proceduriale, për të përfitur nga hapësirat që jep ligjin dhe për të përfituar në kundërshtim me të. Fenomeni i zvaritjeve është cilësuar nga ndërkombëtarët si  tipike e sistemit të drejtësisë shqiptare.  Asnjë veprim që cënon proceset gjyqësore nuk do të tolerohet” tha Çefa.