PS e Francois Hollande uron Ramën për Konventën
Partia Socialiste e presidentit francez Francois Hollande ka uruar kryesocialistin Edi Rama për zhvillimin me sukses të Konventës kombëtare të programit.Në një letër drejtuar, kryesocialistit Rama Sekretari për Evropën, Christopher Cambadelis thekson se kjo konferencë është një arritje tepër e rëndësishme përpara zgjedhjeve të ardhshme legjislative të Qershorit 2013.“Në emër të Partisë Socialiste Franceze dhe në emrin tim, unë dëshiroj t'Ju shpreh partisë suaj dhe juve personalisht të gjithë mbështetjen tonë për suksesin e fushatës suaj. Manifesti Juaj është padyshim një udhërrëfyes për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe çka është akoma edhe më e rëndësishme, ajo është gjithashtu një përgjigje për pritshmëritë legjitime të popullit tuaj për një jetë më të mirë dhe për një të ardhme më të mirë, njëlloj të drejtë për të gjithë” thuhet më tej në letër.Cambadelis shkruan më tej se gjithkund në Europë, nga Parisi në Tiranë, janë po të njëjtat sfida si lufta kundër masave shtrënguese, rikthimi i mirëqenies, krijimi i më shumë vendeve të punës dhe sigurimi i një të ardhmeje për qytetarët."Familja jonë socialiste është alternativa kundër konservatorizmit dhe populizmit dhe ne mbështetemi tek socialistët shqiptarë për të dhënë kontributin e tyre për zhvillimin e një demokracie paqësore në Ballkan. Për pasojë, unë uroj që Konferenca juaj të shënojë fillimin e një fushate të drejtë dhe entuziaste. Partia Socialiste (Franceze) dhe unë vetë e mirëpresim fitoren tuaj dhe një Rilindje të re të Shqipërisë” përfundon letra drejtuar kryesocialistit.