I jepet lamtumira e fundit komisarit Dritan Lamaj

I jepet lamtumira e fundit, Dritan Lamajt, ish-shefit të komisariatit nr. 6 në Tiranë, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.Miq, shokë, të afërm, drejtues të policisë së shtetit dhe krerë më të lartë të shtetit për dy orë kanë zhvilluar homazhe në ambientet e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë para arkivolit me trupin e pajetë të komisarit Dritan Lamaj i cili u vra për shkak të detyrës, ndërsa më pas trupi i të ndjerit është varrosur në Varrezat e Dëshmorëve të kombit.Homazhe kanë zhvilluar kryeministri Sali Berisha, ministri i brendshëm Flamur Noka, ministri i mbrojtjes Arben Imami, kryetari i PS-së Edi Rama i shoqëruar edhe nga kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi, kreu i FRD-së Bamir Topi, kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Hysni Burgaj si dhe personalitete të rëndësishme të vendit.Berisha: Akt i shëmtuar, ndëshkim autorëveNdërsa ka shprehur ngushëllimet për komisarin Lamaj, Kryeministri Berisha garantoi se autorët do të dalin para ligjit.Ai gjithashtu shprehu edhe njëherë mbështetjen e qeverisë për forcat e policisë së shtetit duke shtuar se krimi nuk do të mposhtë kurrë vullnetin e policëve për të bërë ligjin."Erdha për t`i shprehur ngushëllimet e sinqerta familjes, të shpreh nderimin tim më të madh për rënien në detyrë të komisarit Dritan Lamaj, njëri prej oficerëve më të shquar të policisë së shtetit. Ky akt kriminal, ky akti barbar do të marrë të gjithë ndërshkimin e merituar të ligjit. Do nënvizohet çdo burim, çdo mundësi që autorët e këtij akti të shëmtuar të përballen me drejtësinë dhe me të gjithë rreptësinë e ligjit shqiptar. Shpreh mbështetjen e qeverisë për forcat e rendit dhe i garantoj qytetarët se krimi s`do mund të mposhtë vullnetin e tyre për të bërë ligjin në 4 anët e vendit. Edhe njëherë ngushëllime familjes por edhe të gjithë efektivave të policisë së shtetit” tha Berisha.Rama: Qeveria përgjegjëse për vrasjet e policëveNë fjalën e tij, kryesocialisti Rama ka bërë përgjegjës shtetit për gjendjen aktuale të sigurisë në vend. Sipas tij, vendi ndodhet në një gjendje të patolerueshme për të cilën duhet të merren masa urgjente."E treta herë në një kohë të shkurtër që ne vijmë këtu për ti dhënë lamtumirën një shërbëtori të shtetit, një komisari, është e treta viktimë e krimit që e ka vënë përfund shtetin dhe e treta dëshmi ulëritëse e domosdoshmërisë për të kthyer shtetin në krye të detyrës, policia është e braktisur, e tradhtuar, po rrënohet dita ditës dhe përkushtimi dhe heroizmi i shqiptarëve të ndershëm që me uniformën e policit bëjnë gjithçka munden është i pamjaftueshëm nëse nuk mbështetet nga një qeveri dhe shtet që është i vetëdijshëm për çfarë duhet të bëjë dhe që respekton kushtetutën dhe lirinë e qytetarëve për të jetuar të qetë e të pakërcënuar nga krimi. Atyre që guxojnë dhe thonë që opozita përdor politikisht këto vrasje, u themi se është pushteti dhe politika e dështuar e pushtetit përgjegjëse për këto që ndodhin" shtoi më tej Rama.Topi:Është koha për veprimEdhe kreu i FRD-së Bamir Topi e ka cilësuar situatën e sigurisë në vend si të papranueshme.Në një deklarate për mediat, pas homazheve për komisarin Dritan Lamaj, Topi theksoi se është koha për të fuqizuar shtetin ligjor.“Është një frekuencë që lëviz jo në funksion të mirë të kohës. Këtu vijë dhe premtojnë se do të bëjnë këtë e atë, ata që s’janë në gjendje ta bëjnë të ikin ta bëjnë të tjerët. Çdo njeri, familjarët sot kanë një dhimbje të madhe, por të njëjtën dhimbje duhet të ketë çdo qytetar dhe çdo njeri që i shërben shtetit. Të gjithë duhet të japin në mënyrë përfundimtare atë shembull që edhe krimineli më ordiner duhet të kuptojë se të gjithë janë të mobilizuar në funksion të shtetit ligjor. Është koha për veprim”tha ai.Ministri Noka ngushëllon familjen:Kriminelët do të përballen me ligjinMinistri i brendshëm Flamur Noka ka vizituar sot familjen e kryekomisar Dritan Lamajt i cili u vra mbrëmë në kryeqytet.Ndërsa ka ngushëlluar familjen e kryekomisarit Lamaj, Noka është shprehur se vrasja e tij është një humbje e rëndë jo vetëm për familjen por edhe për organizatën e policisë së shtetit."Ministria e Brendshme dhe Qeveria janë pranë familjes Lamaj për t'i lehtësuar dhimbjen e thellë. Kriminelët do të përballen me gjithë forcën e ligjit dhe policia e shtetit dhe efektivët e saj janë më të vendosur se kurrë  për të goditur krimin.  Policia e Shtetit dhe efektivët e saj të vendosur të godasin krimin në ruajtje të rendit dhe shtetit ligjor” është shprehur Noka.Ndërkohë policia e kryeqytetit ka deklaruar sot se vrasja e komisar Dritan Lamaj është bërë për shkak të detyrës.Deklarata e plotë policisë së kryeqytetitDje rreth ores 18.20’ pranë zonës “Vasil Shanto” është vrarë me armë zjarri punonjësi i policisë Kryekomisar Dritan Lamaj, 41 vjeç, me banim në Tiranë.Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, strukturat për krimet e rënda të Policisë së Shtetit, u formua një grup i posaçëm hetimor, të cilët  kryen veprimet e para proceduriale duke mbledhur dhe administruar të gjitha provat e vlefshme.Nga grupi hetimor në përbërje të të cilit janë oficerët për hetimin e krimeve të rënda, Prokurorë të Krimeve të Rënda dhe Ekspertë kriminalistë, nga analizimi i ngjarjes dhe i provave të administruara është arritur në konkluzionin se  vrasja e Kryekomisar Dritan Lamaj, është kryer nga autorët, për shkak të detyrës si punonjës  policie.Ndërkohë, mësohet se Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla ka zhvilluar sot një takim me prokurorin e Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, për të marrë më shumë informacion për vrasjen e ish-kreut të komisariatit nr 6 në Tiranë  Dritan Lamajt.NgjarjaIsh-shefi i komisariatit numër 6 në kryeqytet, Dritan Lamaj u ekzekua mbrëmë me një breshëri plumbash në një atentat mafioz pranë shtëpisë së tij.Ngjarja ndodhi rreth orës 18:20 minuta në zonën e  “Vasil Shantos” në Tiranë, ku dy persona i kanë bërë pritë kryekomisar Lamajt në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë.Ai ka qënë dukë udhëtuar në mjetit e tij dhe po shkonte drejt shtëpisë  dhe në mometin që ka zbritur nga makina është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Menjëherë pas atentatit Lamaj është nisur për në Spitalin Ushtarak, por pa mundur të shkojë i gjallë atje, pasi humb jetën gjatë trasportit.Në vendgjarje kanë mbërritur forca të shumta policie të cilat kanë kryer hetimet e para. Nga policia bëhet me dije se janë nxjerrë nga arkiva të gjitha dosjet e konflikteve që Lamaj ka patur gjatë kohës që drejtonte komisariatin e Kombinatit, por edhe detyrës që mbante në policinë e shtetit në departamentin e sigurisë publike.Ndërsa në vendngjarje policia ka marrë në pyetje edhe dëshmitarët okularë,të cilët kanë pohuar se kanë qënë dy persona me motor të cilët kanë qëlluar mbi oficerin e lartë dhe më pas ata janë larguar nga vendngjarja një mjet të tipit BMW, ngjyrë e zezë.Ndërkaq policia e Tiranës ka ngritur postblloqe të shumta në të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse të Tiranës,nga ku shpreson të vihet në gjurmët e autorëve. Nga policia bëhet me dije se janë kontrolluar rreth 10 banesa, kontroll i cili mendohet të ndihmojë hetimet si dhe janë bërë disa shoqërime, ndërkohë që priten të bëhen akoma më shumë të tilla në orët në vijim.Dritan Lamaj është kryekomisari i tretë që vritet në harkun kohor të 5 muajve, pas Adem Tahiraj në Durrës dhe Musa Skurës në Burrel. Ndërkohë që policia e shtetit ka vendosur një shpërblim prej 100 mijë dollarësh për këdo që jep informacion për autorët e kësaj ngjarje të rëndë për uniformat blu.Kush është Dritan Lamaj?Kryekomisar Dritan Lama, ka lindur më 15.04.1972, me arsim të lartë, ishte i martuar dhe kishte një fëmijë, vajzë.Kryekomisar Dritan Lama është titulluar oficer policie dhe pranuar në strukturat e Policisë së Shtetit, në vitin 1995  në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër.Kryekomisar Dritan Lama ka shërbyer në strukturat e Policisë së Shtetit nga  viti 1995 deri në vitin 2013. Gjatë kësaj periudhe ka kryer detyra të ndryshme në strukturat e policisë së Komisariateve të Policisë Gjirokastër, Vlorë dhe në Komisariatet e Policisë Tiranë. Nga 01.11. 2012, ka kryer detyrën e specialistit, në Departamentin për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.Kryekomisar Dritan Lama, duke shërbyer për një kohë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit, ka marrë pjesë në shumë operacione për vendosjen e rendit dhe sigurisë publike, në parandalimin dhe zbulimin e krimit, është dalluar për marrëdhënie të mira me kolegët, eprorët dhe komunitetin, si dhe shprehte një impenjim dhe interesim të madh për përmbushjen e detyrës së ngarkuar.