Libri "Plani i tretë për copëtimin e Shqipërisë" nga Kostë Cekrezi

Për herë të parë, Shqipëria merr një përgjigje të plotë në lidhje me Planin e Tretë për copëtimin e saj. I kombinuar në mënyrë perfekte, historia me dokumentet dhe kujtimet, faktet reale dhe rrjedha e vërtetë e ngjarjeve të asaj kohe, ky libër vjen nga një figurë e shquar si kostë Cekrezi, dëshmitar në shumë ngjarje politike që lidhen me veprimtarinë e A. Zogut gjatë mbretërimit dhe më pas në mërgim si edhe politikën e Enver Hoxhës ndaj Perëndimit dhe SHBA.Ky libër vlerësohet si një histori e jashtëzakonshme e raporteve të Shqipërisë me Perëndimin dhe sidomos me SHBA-në. Ngjarje të panjohura mes tre të mëdhenjve të historisë e kulturës shqiptare: Fan Nolit, Faik Konicës dhe vetë autorit, Kostë Çekrezit, konfliktet mes tyre, kryesisht për shkak të interferencës së qëndrimeve politike të Tiranës në organizatat e diasporës në SHBA në vitet '30-'50 të shekullit të kaluar.Të tjera fakte vijnë nga profesor Kristo Frashëri, me titull “Mbi historinë e Ballit Kombëtar", kështu e quan  shkrimtari Frashëri vështrimin e tij kritik të kësaj force politike. Libri hedh dritë mbi qëndrimet që mbajtën qeveritë dhe partitë e vendeve të Europës gjatë Luftës së Dytë Botërore u gjykuan në Konferencën e Paqes, e cila u mblodh fill pas luftës, më 1946.Aventurë dhe Dramë është romani më i fundit me titull: "Plani i fshehtë i Mekkormak " i autores  Catherinë Marshall.  Ngjarjet zhvillohen në Europë , ku shtrirja gjeografike e bën edhe më interesante aventurën.Ditar periferie nga Gjergj Meta. Me shkrimet e tij Dom Gjergji thotë se njeriu nuk është eksponenti i një klase sociale por është unik dhe i paprekshëm.Qëndra e koordinimit të studimeve dhe programimit të vlerave kombëtare realizon botimin e plotë dhe original të revistës Albania 1997-1909  të Faik Konicës.