Klubi Sportiv Automobilistik, mini-garë përreth sheshit Nënë Tereza
Për më shumë se dy orë, pilotët garues të Klubit Sportiv Automobilistik Shqiptar, kanë elektrizuar sheshin Nënë Tereza në Kryeqytet, duke ofruar një spektakël të rrallë, event ky i pari në llojin e tij në vendin tonë.Me startin nga Tirana, ky aktivietet ka marë përgjigje për të vazhduar këtë traditë në mbarë trevat e Ballkanit me kupën që mban titullin "100 vjet Pavarësi ,Kombi shqiptar imazhi im"Me mbështetjen edhe të policisë, pilotët pjesëmarrës bënë një mini-garë përreth sheshit, duke skualifikuar njëri-tjetrin dhe në fund mbetën tre finalistë.Trofeun e këtij eventi e rrëmbeu Gentjan Kulla.Ky aktivitet, i cili është organizuar në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë dhe 5 vjetorit të Kosovës, ka për qëllim që të krijojë ndërgjegjësim qytetar drejt artit dhe spektaklit automobilistik.