Tiranë, ekzekutohet ish-shefi i komisariatit Nr 6 Dritan Lamaj

Breshëritë e gjata të kallashnikovit i kanë marrë jetën e një tjetër oficeri të lartë të policisë së shtetit. Dritan Lamaj, ish-shefi i komisariatit numër 6 i është bërë një atentat i tipit mafioz, i denjë edhe për filmat e hollivudian, duke patur parasysh mënyrën e organizimit të tij. Ka qënë ora 18 e 40 e mbrëmjes së sotme, ku dy persona i kanë bërë pritë kryekomisar Lamaj në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë.Ai ka qënë dukë udhëtuar në mjetit e tij dhe po shkonte drejt shtëpisë  dhe në mometin që ka zbritur nga makina është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Menjëherë pas atentatit Lamaj është nisur për në Spitalin Ushtarak, por pa mundur të shkojë i gjallë atje, pasi humb jetën gjatë trasportit.Në vendgjarje kanë mbërritur forca të shumta policie të cilat kanë kryer hetimet e para dhe pista që qëndron më shumë është ajo e vrasjes për shkak të detyrës. Nga policia bëhet me dije se janë nxjerrë nga arkiva të gjitha dosjet e konflikteve që Lamaj ka patur gjatë kohës që drejtonte komisariatin e Kombinatit, por edhe detyrës që mbante në policinë e shtetit në departamentin e sigurisë publike.Ndërsa në vendngjarje policia ka marrë në pyetje edhe dëshmitarët okularë,të cilët kanë pohuar se kanë qënë dy persona me motor të cilët kanë qëlluar mbi oficerin e lartë dhe më pas ata janë larguar nga vendngjarja një mjet të tipit BMW, ngjyrë e zezë.Ndërkaq policia e Tiranës ka ngritur postblloqe të shumta në të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse të Tiranës,nga ku shpreson të vihet në gjurmët e autorëve. Nga policia bëhet me dije se deri tani po hetohet kryesisht në pistën e vrasjes për shkak të detyrës por nuk përjashtohen edhe pista të tjera. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se janë kontrolluar rreth 10 banesa, kontroll i cili mendohet të ndihmojë hetimet si dhe janë bërë disa shoqërime, ndërkohë që priten të bëhen akoma më shumë të tilla në orët në vijim.Dritan Lamaj është kryekomisari i tretë që vritet në harkun kohor të 5 muajve, pas Adem Tahiraj në Durrës dhe Musa Skurës në Burrel . Ndërkohë që policia e shtetit ka vendosur një shpërblim prej 100 mijë dollarësh për këdo që jep informacion për autorët e kësaj ngjarje të rëndë për uniformat blu.