Berisha në “Facebook”: Shqipëria mobile, është projekti ynë për katër vitet që vijnë!
Kryeministri Sali Berisha, ka shkruar mbasditen e sotme në rrjetin e tij social “Facebook”, në lidhje me teknologjinë e internetit 3G.Teknologjia 3G u shtri në të gjithë vendin.Të dashur miq! Gjatë vitit 2012 numri i përdoruesëve të Internetit nëpërmjet rrjeteve celularë 3G arriti në rreth 308 mijë abonentë krahasuar me zero përdorues në vitin 2005. Vetëm brenda dy viteve të fundit, arritëm të kemi në treg 3 kompani celulare me teknologji 3G, të cilat ofrojnë Internetin me shpejtësinë më të lartë dhe në të gjithë Shqipërinë.Shumë shpejt qeveria do t’i hapë rrugën kompanive celulare 3G në Shqipëri që të implementojnë teknologjitë 4G në frekuencat aktuale, gjë që do bëjë të mundur të merrni në celularët tuaj internet prej 100 Mbps.M-Albania, Shqipëria mobile, është projekti ynë për katër vitet që vijnë! sb