Historianët: Jemi të vonuar në unifikimin e Historisë

Historianët  janë të gatshëm të sjellin një histori të unifikuar për të gjitha hapësirat mbarëshqiptare nga periudha e Skëndërbeut e deri më sot.Unifikimi i historisë sipas historianëve është një proces i vonuar, pasi tashmë ka kaluar koha të mendojmë për unifikimin e teksteve me hapësirat mbarëshqiptare, por qëllimi duhet të shtrihet edhe më tej në unifikimin e teksteve me BE në kohën kur jemi pretendent për integrimin në BE.Për Historianin Beqir Metaj, unifikimi i historisë është një nismë e thjeshtë, mjafton që ministritë përkatëse të arsimit të krijojnë grupet e punës. Transmetimi në mënyrë të plotë i historisë tek brezat e rinj është një detyrim.Sipas Historianes Valentin Duka, akoma është e paqartë nëse jemi gati për unifikim të historisë.Sipas historianëve unifikimi i historisë realizuar më  parë rreth viteve 1994, nismë kjo që në atë kohë mund të rrezikonte edhe jetën. Më pas historianët pohojnë se kjo traditë u shkel që nga viti 94 duke u krijuar një hendek i madhi cili duhet kapërcyer sa më shpejt!