Vrasja e të riut në autobuz, arrestohet dhe autori i dytë
Policia e Tiranës ka arrestuar Artur Zefirin, autorin e dytë të vrasjes së 22-vjeçarit Saimir Çerdja, mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.Artur Zefiri, menjëherë pas ngjarjes së mbrëmshme në urbanin e linjës Uzina e Traktorëve-Qendër, ishte larguar drejt Fierit.Burime nga policia bëjnë me dije se Zeqiri në bashkëpunim me 32-vjeçarin Ilir Drita i cili u arrestua mbrëmë nga policia kanë qëlluar me thikë për vdekje 22-vjeçarin Çerdja.Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme brenda autobusit të linjës “Uzina e Autotraktorëve-Qendër” në zonën e ish-Markatës të Vjetër në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet ku pas një sherri mes tre personave u qëllua me thikë 22-vjeçari Sajmir Çerpja.Policia arriti që në orët e vona të mbrëmjes të vëjë në pranga një prej autorëve të ngjarjes dhe konkretisht të 32-vjeçarit Ilir Drita ndërsa ditën e sotme është arrestuar dhe autori tjetër Artur Zeqiri, i cili ishte larguar nga kryeqyteti.Uniformat blu kanë bërë me dije se 32-vjeçari Drita ka qënë në gjendje të dehur kur është kryer krimi. Mësohet se konflikti ka nisur pasi Çerpja ka debatuar me dy persona e më pas është goditur me thikë.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.00 kur viktima po kthehej në shtëpi pasi punonte kamarier në një lokal në Tiranë.Sipas dëshmitarëve gjithçka ka nisur pas një sherri banal mes viktimës dhe dy personave të tjerë, një sherr i cili më pas ka degjeneruar në përdorimin e thikës.Si pasojë e goditjeve me thikë në zemër i riu ka ndërruar jetë nga hemoragjia ndërsa dy autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes edhe falë errësirës.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilët kanë marrë në pyetje shoferin e autobuzit,fatorinon dhe dëshmitarë të tjerë të cilët ndodheshin në autobus në momentin e vrasjes së të riut.