Rama: Do jem në Parlament pas 23 Qershorit
Kreu i PS Edi Rama ka pranuar për herë të parë publikisht se do jetë në Parlament pas 23 Qershorit dhe ka shprehur nevojën për të përballur në një debat televiziv kryeministrin Sali Berisha.Ndërsa ka paraqitur sërish disa nga pikat e programit të PS-së, Rama theksoi se në programin “Për një Rilindje Shqiptare nuk ka asgjë të pamundur dhe që socialistët nuk mund ta bëjnë."Në këto 7 vite të qeverisjes së PD-së është konfirmuar nga agjensitë ndërkombëtare se 1.2 miliard dollarë kanë ikur nga Shqipëria si pasoë e krimit të organizuar, të korrupsionit dhe evazionit dhe 1.2 miliard dollarë janë llogaritur si dëm ekonomik që vjen nga keqqeverisja. Po të parashikojmë një ulje të nivelit të korrupsionit dhe të evazionit dhe krimit ekonomik kemi mundësinë të administrojmë një sasi parash që nuk kanë shkuar te publiku. Me nevojën për të kuptuar se më pak mund të bëhet më shumë nëse ndryshohet sistemi i qeverisjes dhe administrimit. Një qasje e ndryshme qeverisëse dhe një menaxhim i efektshëm do të risnim mundësitë tona financiare. Duhet reformë strukturore qeverisëse dhe e intitucioneve. Projekti ynë i transp të shpenzimeve do të thotë që çdo qindarkë në kohë reale se si shpenzohet duke lehtësuar sot peshën e abuzimeve dhe korrupisonit” shtoi Rama.Shefi i selisë rozë ka minimizuar ankesat për mospërfshirje të disa figurave historike në Konventë duke garantuar se PS ka demokraci ku secili të shprehet lirshëm, duke iu referuar deputetit Erjon Braçe."Janë të ndara detyrat. Ka pasur mungesë Ben Blushi për shkaqe shëndetësore, ndërsa të tjerët janë angazhuar me detyra të tjera, ose në faktin që nuk janë përfshirë në hartimin e programit. Nuk ka pasur asnjë të përjashtuar, dhe asnjë që nuk ka qenë i pa planifikuar. “Të gjithë kanë qenë si protagonistë të rrugës së programit” tha Rama.Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama komentoi edhe listat e deputetëve të Partisë Demokratike, si strehë për të mbrojtur njerëz që kanë probleme me ligjin."Listat e Partisë Demokratike janë strehë për të mbrojtur njërëz që kanë probleme me ligjin dhe kanë nevojë për një mburojë. Ne nuk i kemi këto probleme” tha Rama i pyetur nga gazetarët nëse PS-ja do të përfshijë ish-nënkryetaren e KQZ-së Dëshira Subashin siç PD-ja do të përfshijë Arben Ristanin.Rama shtoi më tej se PS-ja mbetet në të njëjtat pozicione dhe nuk ka asnjë tërheqje nga qëllimi për të shkuar drejt një barazie sa më të barabartë gjinore.Sipas tij, ajo çfarë mbetet shqetësuese është se kohët e fundit shohim humbjen e ekuilibrit gjinor në vendin tonë. “Krimet ndaj gruas në vendin tonë ka marre përmasa dramatike kohët e fundit" shtoi Rama.